Një 45-vjeçar që shpërndante kokainë në rrugëte kryeqytetit ka rënë në pranga. Policia ka finalizuar operacionin “Again”, pasi personi në fjalë kishte thyer dhe masën e sigurisë të caktuar nga gjykata ndaj tij. Ai ishte dënuar me arrest shtëpie pikërisht për të njëjtën vepër penale, atë të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.