Një tjetër rast rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia në Fier. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale Fier kanë arrestuar 26 vjeçarin Yzeir Elmazaj, duke finalizuar operacionin e koduar “Neë Start”. Sipas njofimit zyrtar, operacioni ndiqej prej një muaji me metoda speciale të hetimit. 26-vjeçari, banues në Fier, në momentin e arrestimit, pas kontrollit fizik dhe të automjetit I është gjetur lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në qytetin e Fierit. Yzeir Elmazaj mësohet se ka tentuar t’u ikë punonjësve të Policisë, por është neutralizuar dhe më pas vënë në pranga. Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 3 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.