Një shqiptar i dënuar me 65 vite burg dhe që po mbahet në paraburgimin e Trikalasë, kishte gjetur mënyra se si të fitonte para brenda hekurave. Sipas mediave greke, shqiptari tregtonte heroinë brenda burgut dhe kishte arritur të fitonte 50 mijë euro. Por plani i shqiptarit nuk ka zgjatur shumë, pasi u pikas nga policia. Pas vëzhgimit, efektivët bastisën burgun dhe arritën të shkatërrojnë organizatën kriminale e cila përbëhej nga 7 persona, 4 burra dhe 3 gra, ndër ta dy ishin të burgosur.