Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas, i cili po i shiste doza heroine një personi tjetër. Operacioni i koduar “Moment”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza arrestoi Adriatik Mone, ndërsa procedoi penalisht në gjendje të lirë personin që po blinte lëndën narkotike.