Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër një shkolle profesionale, në Kamëz. Sekuestrohen doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, pako me letra që shërbejnë për konsumimin e lëndës narkotike dhe 3 mjete prerëse. Si rezultat, në rrugën "OSBE", u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. H., 20 vjeç, banues në Kamëz.