Policia e Lezhës ka goditur një rast të shitjes së drogës në doza të vogla pranë një shkolle të mesme në Mamurras. E arrestuar është një 54-vjeçare e identifikuar si Marjana Gjini, e cila u kap në flagrancë pranë shkollës, teksa gjatë kontrollit fizik iu zbulua dhe lënda narkotike. E arrestuara, banuese në Kurbin, do të përballet me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.