Një 33 vjecar u arrestua nga policia e Fierit, nën akuzën e shitjes dhe prodhimit të narkotikëve. Klaudjo Osmënaj u vendos në pranga nga shërbimet policore, pasi shiste doza të lëndës narkoltike të llojit kokainë, në qytetin e Patosit. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij, unifiormat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 72 800 lekë të rinj, 1 250 euro dhe 630 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.