Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, të cilit Policia, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, i gjeti lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje. Dozat e lëndës narkotike, ky shtetas i ndante në banesë dhe më pas i shiste në lagje të ndryshme në Prrenjas.