Një operacion policor i koduar "Green" ka vënë në pranga një shtetas i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Pasi mori informacion se një 28-vjeçar shpërndante lëndë narkotike në zonën e Freskut dhe Xhamllikut, policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në banesën e tij, në të cilën i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, të cilën e kishtë përgatitur gati për ta shitur.