Një operacion policor i finalizuar nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar ka vënë në pranga një person, i cili shiste në biznesin e tij tabakino lëndë të dyshuar narkotike. Rezulton se 32-vjeçari mbante edhe një armë zjarri pa leje.