6 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës në harkun kohor të 24 orëve, në kuadër të 3 poperacioneve të koduara "Cooper", "The departed" dhe "Seller", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sipas oplicisë gjatë operacionit "Cooper", nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u kapën në flagrancë 3 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, dhe u sekuestruan dy automjete, lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1070 euro dhe shuma parash të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari kriminale.