Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi shiste lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut. Sakaq është shpallur në kërkim një 26-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi pasi dyshohet se bashkëpunonin për shitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis sativa.