Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën në flagrancë me doza heroine dhe kokaine, në 2 lagje të qytetit të Elbasanit. 3 prej të arrestuarve, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes. Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, si edhe një automjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale.