Rëshje të dendura shiu kanë përfshirë një pjesë të mirë të territorit të vendit mëngjesin e kësaj të premteje. Shirat intensivë që kanë zgjatur rreth tre orë pa ndërprerje, kanë ndihmuar edhe në shuarjen e vatrave të zjarrit, ku më problematiket prej ditësh paraqiteshin në Bashkinë e Fushë-Arrësit. Reshjet e dendura gjatë natës kanë përmirësuar situatën e zjarreve në qarkun e Vlorës,për të cilat Ministria e Mbrojtjes tha se vihen nga një grup kriminal. Konkretisht është bërë e mundur shuarja e vatrave në kodrat e fhsatiti Drashovicë, në fshatin Dukat dhe dy vatra të tjera.