Situata me reshjet intensive që përmbytën mijëra hektarë tokë, tashmë po shkon drejt normalizimit. Ky ka qenë vlerësimi i ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshi, njëherazi edhe Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Civile, i cili fill pas mbledhjes me strukturat përkatëse, paraqiti këtë panoramë të situatës së reshjeve në vend.