Pas reshjeve të shiut që shkaktuan vërshime të mëdha uji në disa zona të Kosovës, situata meteorologjike ka ndryshuar, ndërsa në shumë pjesë të vendit bora ka nisur,. Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se temperaturat minimale do të zbresin nën zero gradë Celsius, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, duke krijuar kushte për formimin e ngricave në rrugë, trotuare, ura dhe zona me lagështi të lartë. Përveç Podujevës, bora ka zbardhur edhe Mitrovicën dhe Drenasin.