Kosova prej ditësh vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh, të cilat janë shoqëruar edhe me fatalitete. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1 mijë e 765 persona të infektuar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije situatën përgjatë 24 orëve të kaluara, ku sipas raportimit 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit të rrezikshëm.