Ta paktën 1000 hektarë tokë bujqësore nga të cilat 25 hektarë sera janë përmbytur gjatë reshjeve të fundit nga dalja e lumenjve nga shtrati në Jug të vendit. Shifra u bë publike nga Ministria e Bujqësisë. Dëmet më të mëdha u krijuan në njësinë administrative të Kutallisë në Berat, një nga zonat më prodhuese në vend me bujqësi intensive.