Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjyshen dhe babain e fëmijës së mitur, të cilin e shfrytëzonin për përfitim financiar përmes videove në rrjetin social Tik Tok. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personazhi i njohur i Tik Tokut Natasha së bashku me djalin e saj Armando kanë detyruar për klikime fëmijën e mitur të bëjë video dhe të dalë në këtë rrjet social duke përdorur fjalë të papërshtashme dhe fyese.