Merr fundit arratia për Arbër Mehmetin, organizatorin e një grupi i cili mori peng dhe shfrytëzoi për një periudhë kohore prej 2 muajsh një 24 vjecare për prostitucuin. 33 vjecari u arrestua këtë të enjte në Fier, tre ditë pasi u shpall në kërkim nga policia. Ndaj tij rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion". Arbër Mehmeti është person i njohur për drejtëinë shqiptare. Ai rezulton se është i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentative.