Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Decision”, duke vënë në pranga përkohësisht një 53-vjeçar të kërkuar nga autoritetet italiane, me qëllim ekstradimi. Festim Keci, me banim në Shijak, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos në Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Operacioni u finalizua bazuar në informacionet e marra në rrugë operative. Materialet hetimore për rastin u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë