Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre shtetasit Indrit Dumi, Mario Çelmeta dhe Fabion Dumi, për trafikim armësh zjarri dhe municionesh luftarake. Tre personat qarkullonin në Tiranë me një makinë tip “Smart” të mbushur me mitralozë, armë gjahu si dhe municion luftarak.