11 milionë euro ishte granti i miratuar nga Qeveria e Katarit për Bashkinë e Tiranës, shumë e cila do të shkojë për investimin e sheshit fundor në Bulevardin e Ri. Lajmi u bë me dije nga kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj gjatë takimit që ai pati me ambasadorin e Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al-Marri.