Tre ditë pas përfundimit të zgjedhjeve shënohet incidenti më i rëndë dhe protagonistë u bënë dy mbështetës të Partisë Socialiste. Policia njoftoi se 55-vjeçari Diell Çela u paraqit në spitalin e Peqinit i plagosur me armë zjarri, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas deklaratës së policisë, viktima është plagosur nga shtetasi Sokol Dehima, 52 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar.