Anulimi i mbledhjes së dy qeverive është vetëm maja e ajsbergut për kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca i cili arsyeton se në tre raste Shqipëria ka dëmtuar interesat e Kosovës. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Konjufca u shpreh për mediat se Rama mund të bëjë më shumë për t’i dalë në krah Prishtinës zyrtare.