Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ngritën në nivel europian përplasjen mes tyre. Përçarja mes mazhorancës dhe opozitës në sytë e eurodeputetëve të Parlamentit Europian, pjesë e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit u reflektua edhe në mosmiratimin e rezolutës së përbashkët që do t’i dërgohej Brukselit. Socialistët rrëzuan fillimisht disa rekomandime të demokratëve, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjen duke mos dhënë votën pro për draftin final. Bardhi: Ne nuk jemi kundër, por asnjë amendament i joni nuk u miratua.