Rei Nozlli 26 vjecari i cili goditi me grushta dhe shkelma sekretarin e KZAZ nr 30, mesditën e së enjtes në Yrshek, të kryeqytetit është vënë në pranga nga policia. Shërbimet e komisariatit numër 6, pasi morën deklarimet e 26 vjecarit vendosën në pranga këtë të fundit për dhunë fizike të ushtruar ndaj sekretarit Remzi Mehmeti. Ishte Mehmeti ai i cili depozitoi kallëzim për ngjarjen në fjalë, teksa në një prononcim për mediat pas incidentit ai sqaroi se shkak për sjellën e Rei Nozllit u bë një votë e kontestuar e Partisë Socialiste nga vëzhguesi i kandidatit Ornaldo Rakipi.