Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy vëllezërit Gjovalin dhe Pëllumb Gjekaj, banues në Pjetroshan të Malësisë së Madhe, të dyshuar për përfshirje në ngjarjen, ku u plagos me armë zjarri shtetasi Edison Tirana, 42 vjeç. Ndërkohë, nipi i tyre është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes palëve ka nisur që në pikën doganore të Hanit të Hotit pas një debati për parakalim. Më vonë, në rrethrrotullimin e Koplikut, dy vëllezërit dyshohet se kanë shtënë me pistoletë drejt automjetit “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonte Edison Tirana, duke i dëmtuar gomat dhe duke shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit.