45-vjeçari Denis Çumani, që mbeti i plagosur rëndë në orët e vona të mbrëmjes së të martës në Shijak ndërroi jetë. Viktima u dhunua dhe u qëllua edhe me armë zjarri nga dy kushërinj. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas burimeve nga grupi hetimor, shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një vajzë. Hetimet tregojnë se i plagosuri i kishte dërguar mesazhe një vajze, e cila ndodhej në një lidhje me shtetasin Dorian Ferra, i dyshuar si njëri prej autorëve.