Sherri me sendet të forta mesditën e së enjtes pranë zonës së Saukut mes disa të rinjve, la të plagosur 29 vjecarin Fatjon Dauti, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit të gjendjes së tij, policia e Tiranës vuri në pranga të riun, për veprat penale "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".