Deputetët të Partisë Demokratike hodhën akuza ndaj mazhorancës socialiste për manipulim të garës dhe votimit në Kuvend për të zgjedhur Ardian Dvoranin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Skema e manipulimit, sipas Gazment Bardhit ishte përfshirja bashkë në një votim të fshehtë të fletës së votimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe për Avkatin e ri të popullit.