Policia e Korçës njoftoi arrestimin e tre personave, që dyshohen si autorë të sherrit masiv, ku i plagosur mbeti pronari i një servisi automjetesh në qytetin jug-lindor. Tre personat dhe pronari i servisit u përleshën me njëri-tjetrin pas debatit mbi cilësinë e lyrjes së një automjeti.