Katër të miturit që vranë 15-vjeccarin në Gramsh janë lënë në burg këtë të shtunë nga Gjykata e Elbasanit. 15-vjeccari u godit për vdekje nga 4 autorët, pas një zënke që nisi në rrjete sociale. 6 adoleshentët janë konfliktuar mes tyre në brendësi të një lagje, pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje F.B 15 vjeç ndërsa është plagosur kushëriri i tij M.L.