Gjykata e Korçës vendosi të lë në burg autorin e plagosjes së tre personave në sherrin masiv të ndodhur pak ditë më parë në një lokal në qytetin juglindor. Në gjyqin e zhvillur këtë të enjte, trupi gjykues vendosi që të lirojë 9 të arrestuarit e tjerë, për të cilët u caktua masa e sigurimit detyrim paraqitje. kërkesë kjo që u kërkuaa dhe nga organi i akzuës. 54-vjeçarin Dritan Pino dyshohet se qëlloi me thikë tre persona gjatë sherrit ku u përfshinë të ndaluarit. Pamjet e konfliktit treguan se personat e përfshirë gjuajtën njëri tjetërin dhe me sende të forta duke filluar nga shkopinjtë e bejszbollit deri tek karriget. ende nuk dihet shkaku I nisjes së konfliktit, ndërsa të akuzuarit dhanë dëshmi të ndryshme para oficerit të policisë gjyqëosre dhe një pjesë e tyre në momentin e ndalimit ishin të dehur.