Paketa e sigurisë në shkolla mbetet prioritet tha ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, duke I u referuar dhe sherrit me thika në gjimnazin e Cakranit këtë të premte. Ndër të tjera, çështja për të cilën unë kam vënë një rëndësi shumë të madhe dhe thelbësore është zbatimi i paketës së sigurisë në shkolla. Sot, në qarkun Fier, kemi pasur një ngjarje e cila, për fat të mirë, nga ana e policisë është arritur të identifikohet dhe të zbardhet në një kohë të shpejtë.