Arrest me burg caktoi gjykata penale e Tiranës për njërin nga 16-vjeçarët që u përfshi në sherrin me thika të ndodhur në Kamëz që përfundoi me plagosjen e tre bashkëmoshatarëve të tij. Ndërkohë për të miturun tjetër, trupi gjykues vendosi masën e sigurimit arrest me burg me afat një mujor, pasi avokatët mbrojtës pretenduan se au nuk ka qenë pjesë e sherrit po ndërhyri që t’I ndante. Gjyqi u bë me dyer të mbyllura, ndërsa pritet që të sqarohen rrethanat e plota të sherrit të ndodhur në Kamëz mes gjimnazistëve.