Zbardhen detaje të reja nga sherri me thika që tronditi Sarandën mbrëmjen e kësaj të shtune, ku dy të rinj u përfshinë në një konflikt fillimisht verbal për motive të dobëta, i cili më pas agravoi në përplasje fizike. Referuar njoftimit të policisë, sherri mes dy të rinjve nisi jashtë një lokali në lagjen numër 1 të Sarandës, në shëtitoren e qytetit rreth orës 21 e 50 minuta dhe më pas të dy personat u futën në një lokal, ku ndodhi edhe përplasja fizike.