Top Neës ka siguruar videon e plotë të sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, pas të cilit të dyja palët i janë drejtuar policisë me akuzën e dhunës ndaj njëra tjetrës. Në videon e filmuar nga vetë Princi Leka, Elia Zaharia e akuzon atë se i ka dhunuar të atin dhe e shtyn disa herë, ndërsa vetë Princi e mohon njëherë, ndërsa më pas nuk reagon. Elia akuzon ish-bashkëshortin e saj se është më katër klasë shkollë, se ka diplomën e falsifikuar dhe se ka gënjyer autoritetet. Ajo e kërcënon madje se do ta çojë në gjyq.