Zbardhen detaje nga ngjarja e shënuar pak ditë më parë në Vorë, ku tre persona u konfliktuan fizikisht me tre të tjerë. Më datë 14 qershor, shtetasit Olsen Hoxha, Avdyl Bodlli dhe një person i paidentifikuar ende nga policia, kërcënuan Sali Aruçin, rojen e një objekti, në pronësi të Flordjan Elezit. Pasi e kërcënuan, të njëjtët persona u konfliktuan me pronarin e firmës Flordjan Elezin si dhe Petrit e Eskobar Elezin. Referuar hetimit të kryer nga prokurori Arjan Muça, ngjarja u shënua në orën 23:15, ku këta tre të fundit përdorën një armë gjahu, me të cilën dëmtuan automjetet e personave me të cilët u konfliktuan.