Socialistët ndoqën në distancë sherrin mes deputetëve të Partisë Demokratike në sallën ku ishte parashikuar mbajtja e mbledhjes së parë të komisionit për reformën zgjedhore. Pasi panë për disa minuta se si karriget e tyre ishin zënë nga përfaqësues të Rithemelimit, Blendi Klosi dhe Damian Gjiknuri u larguan me deklarata të shkurtëra para mediave.