Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pas një sherri me sende të forta në Thumanë. Të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Bilbil e Jasha Maja. Këta shtetas dyshohet se janë goditur me sende të forta nga tre persona, më konkretisht shtetasit Xhelal e Përparim Rraja, gjithashtu vëllezër dhe një person tjetër.