Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës, ku disa vajza janë përplasur fillimisht me fjalë dhe më pas ka shpërthyer një sherr fizik mes tyre. Situata ka kërkuar ndërhyrjen e një personi, i cili ka kaluar rastësisht në rrugë dhe ka arritur të ndalojë përplasjen, duke bërë që vajzat të largohen.