Një konflikt mes disa personave në Vlorë përfundoi me vdekjen e një 63-vjeçari. Ismail Aliaj ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve që ishte marrë kryesisht në pjesën e fytyrës dhe në trup. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Rruga e Çipave, ku 63-vjeçari sipas policisë u godit me grushte nga dy persona tashmë të identifikuar e që po punohet për kapjen e tyre, Në konflikt u përfshi dhe djali I viktimës I cili po ashtu mori lëndime por pa rrezik për jetën.