Një 17-vjeçar është rrahur brutalisht pas një konflikti me tre adoleshentë të tjerë 16 vjeç në Berat. Mësohet se konflikti ka ndodhur në gjatë natës në lagjen "22 Tetori", në ambientet e një picerie në qendër të qytetit të Beratit. Sipas policisë në vendngjarje, 3 persona 16 vjeçarë, 2 prej të cilëve vëllezër kanë rrahur kamarierin e picerisë, me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta.