Një sherr mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur mesditën e sotme pranë kryqëzimit “Rinia” në Vlorë. Siç shihet nga pamjet një djalë me makinë luksoze tenton të shtypë të riun, ndërsa një tjetër me xhupin ngjyrë blu mban në dorë një thikë. Më pas shoferi goditet nga dy të rinj të cilët largohen menjëherë. Nuk dihet arsyeja e këtij sherri mes dy të rinjve. Pritet reagimi i policisë.