Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të etnisë serbe në Mitrovicën e Veriut, që akuzohen për dhunë ndaj efektivëve të patrullës së zakonshme të saj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur policia ka ndërhyrë për të shuar një sherr të nisur mes tyre.