Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Greqi, ku një shqiptar ka mbetur I plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë. NGjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, 17-vjeçari shqiptar është sulmuar me thikë nga një bashkëkombas I tij 21-vjeçar. Sipas raportimeve të medieve greke pas ngjarjes, 17-vjeçari u dërgua në Infermierinë e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses. Bluzat e bardha të Greqisë bëjnë me dije se 17-vjeçari është në gjendje të qëndrueshme, duke kaluar kështu rrezikun për jetën.