Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar këtë të enjte përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 2 vëllezërve në Kukës. Dy vëllezërit me iniciale A. T., 33 vjeç dhe E. T., 42 vjeç, të dy banues në Kukës janë përfshirë në një sherr, ku janë përdorur sende të forta për të goditur njëri tjetrin. Sipas informacioneve të bëra të ditura nga Policia e Kukësit sherri ka ndodhur për motive të dobëta. Dy vëllezërit tashmë janë arrestuar dhe po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.