Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim pasi u përfshinë në një konflikt me një 27-vjeçar. Gjatë kontrollit në banesë 22-vjeçarit iu gjetën municion luftarak, dhe një armë gjahu. Ndërkohë për këtë ngjarje është proceduar penalisht edhe një 17-vjeçar për moskallëzim krimi. Ndërsa vijon kapjen e 4 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.