Një konflikt për motive të dobëta në Durrës përfundoi me plagosjen e rëndë të një 15-vjeçari, i cili u godit me thikë nga një 14-vjeçar. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë. Nga veprimet paraprake rezultoi se gjatë debatit mes dy të miturve, 14-vjeçari dyshohet se ka përdorur një mjet prerës, duke i shkaktuar plagë të rënda bashkëmoshatarit të tij. I mituri u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e Policisë arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, ndërsa u sekuestrua edhe thika që dyshohet se u përdor në konflikt. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, që po ndjek procedurat e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit.